Seul/ Hasani me të rinjtë diplomatë: Bashkë mund të bëjmë më shumë për të ardhmen

schedule16:01 - 24 Korrik, 2024

schedule 16:01 - 24 Korrik, 2024

Në ditën e fundit të vizitës në Republikën e Koresë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nënshkroi memorandumin e mirëkuptimit mes Akademisë Diplomatike të Shqipërisë dhe asaj të Koresë.

I ftuar për të dhënë leksion në Akademinë Diplomatike Kombëtare të Koresë, Ministri Hasani foli për sfidat e rajonit të Ballkanit Perëndimor, integrimin në BE dhe rolin e Shqipërisë në ruajtjen e stabilitetit në rajon.

“Duke ankoruar këto vende brenda kornizës evropiane, BE-ja synon të stabilizojë në mënyrë të pakthyeshme rajonin dhe të kundërshtojë ndikimin e aktorëve të jashtëm. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë përparim në krijimin e një tregu të përbashkët rajonal. Ne besojmë në Ballkanin Perëndimor evropian”, deklaroi ai.

Takimi me të rinjtë e Akademisë Diplomatike në Seul, pasoi takime të ngjashme që Ministri Hasani ka bërë në Spanjë, Hungari etj.

Nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, por bashkë mund të bëjmë më shumë për të ardhmen tonë”, theksoi ministri në takimin me diplomatët koreanë.

Në vizitën e parë në Seul, ministri Hasani u takua me drejtues të grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri- Kore e Jugut.

Dy vendet kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike 33 vjet më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!