“S’është as në Tiranë as në Shkodër”, pas deklaratës së Beqajt shfaqet Ditmir Bushati

schedule18:28 - 9 Shtator, 2020

schedule 18:28 - 9 Shtator, 2020

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është shfaqur pas një pause në daljet publike. Ditën e sotme ai ka postuar një foto në rrjetet sociale teksa ndodhet në Danimarkë duke prezantuar një histori suksesi të një shqiptari nga Tetova.

“Me punë e këmbëngulje, shumë bashkëatdhetarë janë histori suksesi kudo në botë. E tillë është edhe historia e familjes Xheladini nga Tetova, të cilët drejtojnë një sipërmarrje të suksesshme në Helsingor”, shkruan Bushati.

Ditën e djeshme emri i Bushatit u lakua, pas deklaratës së Ilir Beqajt, i cili zuri vendin që ai mbante më herët si drejtues politik i PS në Shkodër.

“Bushati ka 14 muaj qe e ka lenë PS Shkodër dhe nuk mund te themi si e la ai PS këtu. Zoti Bushati është deputet dhe nuk e vendosim ne nëse është apo jo dhe aktualisht nuk ndodhet as në Tirane dhe as në Shkoder”, tha Beqaj./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!