“Serumi i Berishës, dhuna”/ Protesta më 7 tetor, Gjikondi: Do të fusë në kolaps total vendin

schedule18:41 - 4 Tetor, 2024

schedule 18:41 - 4 Tetor, 2024

Për juristen Brizida Gjikondi, dhuna është serumi i jetesës së ish kryeministrit Sali Berisha, teksa ky i fundit ka paralajmëruar mosbindje civile në protestën që do të zhvillohet më 7 tetor.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Gjikondi u shpreh se Berisha kërkon të fusë vendin në kolaps, para mbajtjes së konferencës ndërqeveritare me BE.

“Ne e dimë shumë mirë që Berisha, serumin e tij të jetesës e ka te dhuna. Ai e tha, të hënën do flasë populli, gjoja do kemi rebelim nga populli, mosbindje civile. Që këtu, ti kupton sa shëmti prodhon politika shqiptare. Berisha pret të bëjë qeverinë teknike, ta kthejë gjoja situatën e Ervin Salianjit, Berisha fshihet si skile nën gunën e Salianjit për problemet që ka vet. Berisha dhe Meta, brenda dhjetorit pritet të përballen me akuza konkrete. Kemi një shëmti shumë të madhe në politikën shqiptare. Në 15 tetor do kemi konferencën për BE, ata përpiqen të fusnin në kolaps total Tiranën, ti shikon që ata nuk kanë vizion për vendin, bëjnë vetëm pazar. Nuk mund të presim nga qënie si Berisha dhe Meta të duan Shqipërinë para halleve të tyre personale. Ai me ndërkombëtarët e ka. Do të bëhet faktor destabiliteti që ta bëjnë palë e të bëhet faktor”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!