Seritë e publikuara dje bënë bujë, detajet e pathëna për “La Casa de Papel”

schedule11:40 - 4 Prill, 2020

schedule 11:40 - 4 Prill, 2020

Nuk ka dyshim se shumica e adhuruesve të serialeve kanë ndjekur “La Casa De Papel”.

Dhe nëse nuk është kështu, të paktën e keni dëgjuar këtë emër më parë në mediat sociale ose diku në internet.

Ky serial spanjoll mori famë të madhe edhe jashtë vendit falë ngjarjeve  emocionuese, të karaktereve karizmatike dhe historisë së saj të jashtëzakonshme.

Por ndoshta ajo që do lexoni tani nuk është diçka që e keni ditur më parë sepse artikulli në vijim nuk zbulon detaje nga sezoni i katërt i “La Casa de Papel”.

Është mëse e natyrshme që kushdo që ka parë sezonet e “La Casa de Papel” të pyesë veten nëse bëhet fjalë për një histori të bazuar në ngjarje reale.

Përgjigjja e shkurtër? Jo, është komplet trillim. Sidoqoftë, ka aspekte të rëndësishme në serial, të cilat shërbejnë si homazhe për historinë, artin dhe filozofinë.

Që prej sezonit të parë, personazhet mbajnë vënë maska me fytyrën e piktorit të famshëm spanjoll, Salvador Dalí. Shumica e punës së tij u krijua gjatë dadaizmit, lëvizje e fundit të shekullit XX që kërkonte medoemos refuzimin e shoqërisë moderne kapitaliste. Filozofia e tij përputhet me atë të personazheve të “La Casa de Papel”.

Veshja e kuqe ka gjithashtu një domethënie të veçantë. E kuqja është përdorur ndër të tjera edhe si simbol i rezistencës. Përmendim këtu revolucionin në Francën e viteve 1700 apo Kubën e viteve 1950, ku e kuqja ishte simbol i lirisë.

Me rëndësi të veçantë është edhe kënga “Bella Ciao”, që interpretohet nga artisti Manu Pilas. “Bella Ciao” është një këngë popullore italiane që e ka origjinën nga punëtorët e Italisë së Veriut, të cilët e kënduan si një formë për të protesuar ndaj fashizmit dhe me kalimin e kohës, kënga e bë himn i rezistencës antifashiste nga partizanët italianë midis viteve 1943-1945. Versione të “Bella Ciao” këndohen në të gjithë botën si himn i lirisë.

Që prej premierës në vitin 2017, “La Casa de Papel” është bërë pjesë e shumë protestave anembanë botës. Në korrik të 2019-s, protestues në Porto Riko kërkuan që gurvenatori të dorëhiqej. Disa prej tyre u panë të veshur si personazhet e serialit. “Ne jemi rezistenca,” shkruanin ata.

Emri i serialit La Casa De Papel nuk ishte emri kryesor i zgjedhur nga Alex Pina, krijuesi i serialit televiziv La Casa De Papel. Në radhë të parë, emri që do të vinte zyrtarisht ishte Los Desahuciados, për shkak të ngjashmërisë midis anëtarëve të ekipit që e konsiderojnë veten të dëbuar nga shoqëria.

Ne nuk mund të gjykojmë nëse emri mund të ndikonte në suksesin ose dështimin e këtij seriali, por të paktën zgjedhja e titullit La Casa De Papel ka qënë e duhura./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!