Sërish telashe tek Anglia, Southgate me “dorë të hekurt” ndaj rebelëve

schedule12:30 - 8 Tetor, 2020

schedule 12:30 - 8 Tetor, 2020

Vazhdojnë problemet tek kombëtarja angleze. Pas skandalit seksual në Islandë të Phil Foden dhe Mason Greenwood, tashmë janë tre lojtarë të tjerë që kanë thyer rregullat e vendosura nga Gareth Southgate. Është vetë tekniku anglez që ka njoftuar lajmin dhe ai i ka vendosur që të “akuzuarit” të mos marrin pjesë në miqësoren e sotme kundër Uellsit.

Bëhet fjalë për Tammy Abraham, Jadon Sancho dhe Ben Chillwell, të cilët nuk do të jenë në stol gjatë ndeshjes së djeshme. Mësohet se lojtarët kanë marrë pjesë në një festë ditën e shtunë, duke thyer kështu rregullat e vendosura nga trajneri.

“Këto gjëra ndikojnë drejtpërdrejt në ekip. Veprime të tilla nuk ndihmojnë në harmoninë e grupit dhe duan kohë që të mësohesh me to. Grupi jonë është kthyer si një cirk i vërtetë. Tashmë ato e kanë pranuar se vepruan gabim. Ne i kemi paralajmëruar që të mos bëjnë asnjë veprim i cili mund të rrezikojë infektimim me koronavirus.

Lojtarët do të testohen fillimisht dhe më pas do të shikojmë se çfarë do të bëjmë. Nuk mund të rrezikojmë të gjithë ekipin nga veprimet e tyre”, janë fjalët e Southgate. Mediat në Angli raportojnë se treshja mund të humbasë edhe ndeshjen kundër Belgjikës të dielën, si masë ndëshkimore nga tekniku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!