Sërish përplasje në Bregun Perëndimor, raportohet për 16 të plagosur

schedule14:27 - 8 Qershor, 2023

schedule 14:27 - 8 Qershor, 2023

Të paktën 16 persona janë plagosur rëndë, tre prej tyre me plagë me armë zjarri, pas përplasjeve mes palestinezëve dhe forcave izraelite në Ramallah. Forcat izraelite hapën zjarr ndaj të rinjve palestinezë që po gjuanin me gurë gjatë një operacioni të tel Aviv në qytetin Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Një kolonë e gjatë ushtarake mbërriti herët të enjten në qendër të Ramallah, selia e qeverisë palestineze.

Referuar mediave, forcat izraelite ishin në një operacion për të prishur një shtëpi, çka shkaktoi dhe zemërimin e palestinezeve.

Oficerët e policisë hodhën granata trullosëse dhe gaz lotsjellës ndaj turmës së mbledhur. Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë forcat izraelite duke hedhur përzierje molotovi.

Sipas raportit të përgatitur nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare , autoritetet izraelite kanë prishur 104 struktura palestineze në lindje që  nga fillimi i vitit 2023 deri në fund të majit, me arsyetimin se ato ishin “të pa licencuara”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!