Sërish ndryshimet në Policinë e Shtetit, Altin Qato emërohet drejtor i Policisë Rrugore

schedule08:22 - 29 Tetor, 2021

schedule 08:22 - 29 Tetor, 2021

Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit. Altin Qato, është emëruar Drejtor i Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit, duke zënë vendin e Dhimitraq Ziut.

Ndërsa Ziu, është caktuar zv. drejtor rendi në Policinë e Durrësit.

Edhe Vehbi Bushati është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Standardeve Profesionale.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ndryshoi disa ditë më parë drejtorët e policive në qarqe.

Kujtojmë se ndryshime pati edhe para dy ditësh në Policinë e Shtetit;

  • Bujar Mehmeti – Komisariati nr. 1
  • Edmond Pjetri – Komisariati nr. 2
  • Altin Lila – Komisariati nr. 3
  • Petrit Halo – Komisariati nr. 4
  • Oliger Torba – Komisariati nr. 5
  • Sali Skura – Komisariati Shijak
  • Emiljano Pashaj – Komisariati Kavajë
  • Agim Hoxha – Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
  • Edmond Meshini – Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
  • Julian Qyta – Shef i Seksionit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Tiranë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!