Sërish ndryshime dhe dëmtime te kombëtarja, Reja humbet 3 lojtarë

schedule17:26 - 8 Tetor, 2020

schedule 17:26 - 8 Tetor, 2020

Sërish ndryshime në kontingjentin e lojtarëve të Edi Rejës te kombëtarja kuqezi. Shqipëria vazhdon përgatitjet për dy transfertat e Nations League ndaj Kazakistanit (11 tetor) dhe Lituanisë (14 tetor).

Dëmtimet kanë prekur tre lojtarë, të cilët janë detyruar të largohen nga grumbullimi. Ata janë portieri Thomas Strakosha (Lazio), mbrojtësi Jon Mersinaj (Lokomotiva Zagreb) dhe sulmuesi Myrto Uzuni (Ferencvaros).

Lista e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e Nations League në transfertë ndaj Kazakistanit më 11 tetor dhe Lituanisë më 14 tetor do të pësojë sërish ndryshime për shkak të dëmtimeve.

Thomas Strakosha, Myrto Uzuni dhe Jon Mersinaj, për shkak dëmtimi, pas konsultave me stafin mjeksor të kuqezinjve, nuk do të jenë të gatshëm për dy sfidat e radhës.

Që nga dita e djeshme me ekipin po stërvitet edhe Etrit Berisha, i cili mundi të sigurojë lejen për të qenë pjesë e kuqezinjve, ndërsa sot në mesditë me ekipin përfaqësues është bashkuar edhe sulmuesi i Juventusit, Giacomo Vrioni.

Sa i përket sulmuesit të kombëtares U-21, Emiljano Bullari, do të kthehet sërish tek skuadra e Shpresave“, lexohet në komunikatën zyrtare të FSHF-së. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!