VIDEO/ Sërish incidente në futbollin shqiptar, tifozët godasin me sende të forta anësorin në ndeshjen Devolli-Labëria

schedule17:57 - 6 Nëntor, 2022

schedule 17:57 - 6 Nëntor, 2022

Ndeshja Devolli-Labëria e zhvilluar këtë të diel është shoqëruar me incidente të shumta.

Anullim golash, kartona të kuq dhe humbja e një penalltie nga labët ka shkaktuar trazira në lojë dhe stadium. Një gol i anulluar nga anësori pëf Devollin si pozicion jashtë loje ka shkaktuar reagimin e tifozerisë të cilët kanë goditur me mjete të forta anësorin, sipas pretendimit të tij çka ka shkaktuar ndërprejre të ndeshjes për disa minuta.

Më pas arbitri është bindur sërish për të vazhduar lojën. Pas një ndërhyrje të gabuar të mbrojtjes së Devollit, labët kanë fituar një 11 m i cili nuk ka arritur të përfundojë në rrjetë, në këtë moment lojtari që ka gjuajtur penalltinë ka goditur me shqelm një lojtar të Devollit i cili reagoi ndaj humbjes së penalltisë. Në fushë gjatë trazirave është futur edhe një tifoz i devollit i cili më pas është shoqëruar nga policia.

Sa i përket ndeshjes ajo përfundoi 0-0. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!