Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sërish bombardime në Gaza/ Lufta lë në hije 76-vjetorin e themelimit të shtetit të Izraelit

schedule09:40 - 13 Maj, 2024

schedule 09:40 - 13 Maj, 2024

Bombardimet izraelite u intensifikuan në orët e hershme të mëngjesit në Rripin e Gazës, ndërsa Izraeli përgatitet të festojë, “jo në paqe”, përvjetorin e themelimit të tij, i cili këtë vit është lënë në hije nga lufta me Hamasin, e cila ka zgjatur më shumë se 7.muaj.

Në orët e para të mëngjesit, ekipet e AFP-së raportuan se sulmet u kryen në sektorë të ndryshëm të enklavës palestineze, ku, sipas OKB-së, asnjë vend nuk është i sigurt.

Bombardimet kishin në shënjestër jugun e Rafah, shtëpia e 1.4 milionë palestinezëve, shumica e tyre të zhvendosur me forcë nga lufta.

Duke sfiduar paralajmërimet amerikane dhe europiane, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka theksuar se një ofensivë tokësore në shkallë të plotë do të nisë në Rafah, për të cilën ai thotë se është bastioni i fundit i Hamasit.

Javën e kaluar, forcat e armatosura izraelite urdhëruan civilët në Rripin lindor të Gazës të largoheshin dhe që atëherë kanë thënë se kanë kryer operacione “të synuara” kundër Brigadave Ezzedine al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit.

Sulmi në Rafah do të shkaktonte “kaos”, “anarki” dhe “dëme të mëdha” për popullatën civile, pa zgjidhur problemin e Hamasit, paralajmëroi ministri i Jashtëm Anthony Blinken.

Duke nisur një sulm në Rafah, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po kërkon të “anulojë” çdo perspektivë për të përfunduar një marrëveshje në negociatat indirekte për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve izraelitë në Rripin e Gazës, tha në një deklaratë dje Hamasi.

Lëvizja islamiste siguroi se pranoi propozimin e ndërmjetësve (Egjipt, Katar, SHBA) për të shpallur një armëpushim, por qeveria izraelite u kundërpërgjigj se propozimi i pranuar ishte larg nga kërkesat që ajo parashtroi.

Hamas nisi një sulm të paprecedentë në jug të Izraelit duke vrarë 1,170 njerëz, kryesisht civilë.

Mbi 250 persona të tjerë u rrëmbyen dhe u dërguan në enklavën palestineze, ku 128 janë ende në duart e Hamasit, por të paktën 36 prej tyre besohet të jenë të vdekur, sipas ushtrisë izraelite.

Si hakmarrje, Izraeli që atëherë ka kryer operacione ushtarake në shkallë të gjerë në Rripin e Gazës, të cilat kanë shkaktuar shkatërrime humanitare dhe të paktën 35,034 të vdekur, kryesisht civilë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!