Sërish alarm në La Palma, një lumë tjetër llave përfundon në oqean

schedule19:04 - 22 Nëntor, 2021

schedule 19:04 - 22 Nëntor, 2021

Autoritetet në ishullin spanjoll La Palma kanë urdhëruar banorët e qyteteve bregdetare që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Lajmi i radhës për rrej 3,000 banorë vjen pas riaktivizimit të vullkanit ndërsa një tjetër lumë llave rrëshqiti drejt oqeanit duke ngritur re toksike në ajër.

Lumi i tretë i llavës nga vullkani Cumbria Vieja, i cili qëndron aktiv prej dy muajsh tashmë, arriti në det rreth orës 12:00 me orën lokale, disa kilometra në veri të pikës ku përfunduan dy të mëparshmet.

Videoja e kapur nga autoritetet lokale me dronë tregon re të bardha që ngrihen mbi ujë ndërsa shkëmbi i nxehtë, i shkrirë rrëshqet nga një shpat në Oqeanin Atlantik. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!