Serie A/ “Zikaltërit” fitojnë me “manita” në Verona, Asllani shkëlqen në rikthimin si titullar

schedule16:56 - 23 Nëntor, 2024

schedule 16:56 - 23 Nëntor, 2024

Rrugën e rrjetës nuk mundi ta gjente, ama një prej golave erdhi nga këmbët e tij.

“Zikaltërit” e Inter janë rikthyer te fitoret e mëdha në kampionat, teksa mesditën e kësaj të shtune kanë arritur të fitojnë më rezultatin e thellë, 5-0, në stadiumin “Marc’Antonio Bentegodi”, ndaj skuadrës së Verona, në sfidën e vlefshme për javën e 13-të të Serie A.

Protagonist absolut ishte padyshim “bomberi” francez, Marcus Thuram, i cili asistoi golin e parë të Correa në minutën e 17’-të, ndërsa më pas realizoi dopietën në minutat 22’ e 25’.

Gjurmën e tij në këtë sfidë e la edhe “fantazisti” i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, i cili në rikthimin si titullar me “Zikaltërit” arriti të regjistronte një asist, në minutën e 31’-të, për  holandez Stephan De Vrij, ndërsa për të vulosur shifrat 5-0, që në pjesën e parë mendoi “shtatlarti” i mbrojtjes Yann Bisseck, vetëm 10 minuta pas “tulipanit”.

Arritje të madhe bëri edhe “gardiani” zviceran i portës, Yann Sommer, i cili nuk pësoi gol, duke mbajtur portën për pasur 100-tën herë në karrierën e tij.

Ndërkaq, sa i përket renditjes, “Zikaltërit” ngjiten në vendin e parë të tabelës, me 28 pikëve, 2 më shumë se Napoli ndjekës, ndërsa Verona mbetet në vendin e 14-të të renditjes, me 12 pikë, pas 13 javëve të para të këtij sezoni. /i.m /abcnews.al