Nuk kishte mënyrë më të paqtë për të nisur javën e 12-të të kampionatit italian të futbollit.
Lecce dhe Empoli kanë ndarë pikët në sfidën e parë për këtë fundjavë në Serie A, me “Puljezët” e Ylber Ramadanit dhe “Blutë” e Ardjan Ismajlit që ndanë pikë në një përballje tejet të luftuar në “Stadio Via del Mare” .
Avantazhi u gjet fillimisht nga miqtë e Empoli, të cilët zhbllokuan të parët rrugën e rrjetës falë sulmuesit Pietro Pellegri, në minutën e 33’-të të pjesës së parë, me vendasit që pritën plot 44 minuta, kohë kur 23-vjeçari argjentinas Santiago Pierotti gjen golin, duke fiksuar rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Falë këtij rezultati, Empoli ngjitet në vendin e 10-të të renditjes, me 15 pikë, ndërsa Leçe ngjitet në vendin e 18-të të tabelës me 9 pikë. /i.m /abcnews.al