Objektivi ishte padyshim fitorja, mirëpo miqtë e Venezia kishin “rezervuar” diçka tjetër për “Zonjën”.
“Bardhezinjtë” e Juventus nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 2-2, ndaj një skuadre të fundit të tabelës, në sfidën e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A, me “rekordmenët” e Apenineve, që shpëtuan vetëm falë një 11-metërshi.
Sipari i golave u çel nga Federico Gatti në minutën e 19’-të, pas një asistimi perfekt të Thuram, mirëpo miqtë kishin menduar tjetër gjë, teksa ishte fillimisht Ellertsson që barazoi në minutat e 61’-të, për të vijuar më pas me golin e Idzes në minutën e 83’-të, që plotësoi përmbysjen e madhe, megjithatë festa zgjati pak pasi në sekondat e fundit të sfidës, Dusan Vlahovic ekzekuton mjeshtërisht një 11-metërsh, duke shmangur një turp të madh.
Falë këtij rezultati, Juventus ngjitet në vendin e 6-të të tabelës me 28 pikë, ndërsa Venezia ngjitet në kuotën e 10 pikëve, por mbetet sërish në vendin e fundit ta tabelës. /i.m /abcnews.al

