Kërkohej një fitore për të kapur kreun e Serie A dhe diçka e tillë u arrit.
Në të kaluarën Antonio Conte e ka treguar se di të triumfojë në Serie A dhe mesa duket një gjë të tillë kërkon ta tregojë edhe te Napoli, me “Blutë” nga jugu i Italisë që kanë arritur fitoren e radhës në kampionat, kësaj here ndaj skuadrës së Monza, me rezultatin e pastër 2-0.
Fitorja u arrit që në pjesën e parë, me anësorët Matteo Politano e Kvicha Kvaratskhelia që shënuan nga një gol në minutat 22’ e 33’, për të “hipotekuar” tre pikët e radhës.
Falë këtij rezultati, siç theksuam edhe më sipër, Napoli ngjitet në krye të tabelës së Serie A, me tre herë kampionët e Italisë që kanë grumbulluar deri më tani 13 pikë, një më shumë se Juventus i vendit të dytë dhe dy më shumë se Milan e Inter, pas “Bardhezinjve”. /i.m /abcnews.al