Serie A/ Tre penallti të humbura dhe tre gola të shënuar, Fiorentina mund Milan në “Artemio Franchi”

schedule22:56 - 6 Tetor, 2024

schedule 22:56 - 6 Tetor, 2024

Serisë së fitoreve radhazi në kampionat i erdhi fundi.

Pas tre triumfeve radhazi, ndaj Venezia, Inter e Leçe, “Djajtë” e Milan janë “frenuar” mbrëmjen e kësaj të diele, teksa janë mundur në transfertën e Fiorentina, me rezultatin e ngushtë 2-1, në një sfidë plot emocione.

Adli e Gudmundsson dërguan topin në rrjetë për “Violët” në miuntat 35’ e 73’, ndërsa Pulisic barazoi përkohësisht shifrat në 1-1, në të 60’-n, mirëpo e bukura e kësaj sfide ishin 11-metërshat, me “gardianët” Mike Maignan e David de Gea, që pritët plot tre të tilla.

Në radhët e Fiorentina u tregua i pasaktë sulmuesi italian, Moise Kean, ndërsa për “Djajtë” Theo Hernandez dhe Tammy Abraham u frenuan nga “shtatlarti” spanjoll.

Kështu, falë këtij rezultati Fiorentina ngjitet në vendine 11-të në renditjen e Seria A, me 10 pikë të grumbulluara pas javës së shtatë të këtij sezoni, ndërsa “Djajtë” e Milan mbeten në vendin e gjashtë të tabelës, me 11 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!