Mund të mendohet se janë në krizë, por kur sheh listën e lojtarëve të dëmtuar kupton gjithçka.
“Demat” e Torino kanë vuajtur sërish mungesat e lojtarëve të tyre, kryesisht “bomberit” kolumbian, Duvan Zapata, teksa kanë regjistruar humbjen e katër radhazi dhe të tretën në Serie A, këtë herë ndaj “Ishullorëve” të Cagliari.
“Kuqeblutë” zhvilluan një paraqitje fantastike në “Unipol Domus”, duke triumfuar me shifrat 3-2 pas golave të Nicolas Viola, Palomino, si dhe autogolit të Coco e duke nxjerrë totalisht “të pavlefshme” rrjetat e Sanabria e Linetty për miqtë torinezë.
Falë këtij triumfi Cagliari ngjitet në vendin e 15-të të tabelës me 9 pikë, ndërsa Torino mbetet në vendin e nëntë me 11 pikë. /i.m /abcnews.al