Serie A/ Tifozët “sytë” te Napoli-Inter, Lazio “diskuton” në “Olimpico” për Evropën

schedule09:30 - 21 Maj, 2023

schedule 09:30 - 21 Maj, 2023

Pas përfundimit të 4 sfidave të para të javës së 36-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A, ditën e sotme do të zhvillohen dhe 4 përballje të tjera, ku padyshim sfida kryesore do të jetë ajo e “Stadio Diego Armando Maradona”, mes Napoli e Inter, sfidë kjo e programuar për të filluar në orën 18:00.

Mirëpo, sipari i përballjeve të sotme do të nisë në orën 12:30, ku Lecce do të presë në “Stadio Via del Mare”, rivalët e Spezia në një përballje vendimtare për mbijetesën në futbollin italian, përballje që do të pasohet me atë të orës 15:00, ku “violët” e Fiorentina do të udhëtojnë drejt mitikut “Olimpico di Torino”, ku do të përballet me “demat” vendas.

Ndërkaq, gjithçka do të mbyllet mbrëmjen e sotme me përballjen e “Dacia Arena”, ku “bardhezinjtë” e Udinese do të presin “shqiponjat” e Lazio, ku Elseid Hysaj dhe “lacialët” e tij do të kërkojnë 3 pikët e rëndësishme për kualifikimin direkt për në fazën e grupeve të Champions League.

Java e 36-të

Data 21.05.2023

Ora 12:30 Lecce – Spezia
Ora 15:00 Torino – Fiorentina
Ora 18:00 Napoli – Inter
Ora 20:45 Udinese – Lazio

Data 22.05.2023

Ora 18:30 Roma – Salernitana
Ora 20:45 Empoli – Juventus  /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!