Ishte një fitore e nevojshme, sidomos pas asaj humbjeje ndaj Napoli.
“Djajtë” e Milan janë rikhyer te fitorja në elitën e futbollit italian, teksa mbrëmjen e kësaj të shtune triumfuan minimalisht 1-0, në transfertën e “Brianteo”, ndaj skuadrës së Monza në sfidën e vlefshme për jaavën e 11-të të Serie A.
Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 43’-të, me “tulipanin” holandez, Tijjani Reijnders, i cili rikthehet me gol pas mungesës në përballjen ndaj Napoli, si i pezulluar, duke i dhuruar kështu një fitore tejet të rëndësishme, skuadrës së tij.
Falë këtij rezultati, Milan ngjitet në vendin e shtatë të renditjes, me 17 pikë, 2 më pak se Lazio, Fiorentina e Atalanta, ndërsa Monza mbetet në vendin e 18-të me vetëm 8 pikë. /i.m /abcnews.al