Sërish raste pozitive me Covid-19 në Serie A. Bëhet fjalë sërish për klubin e Torinos, i cili ka konfirmuar katër raste të tjera gjatë ditës së sotme.
Ka qenë vetë klubi torinez që e ka konfirmuar lajmin, por pa i përmendur emrat e lojtarëve të infektuar. Kështu shkon në gjashtë numri i të prekurëve te
Torino, pas dy të infektuareve të ditës së djeshme.
Njëri prej tyre ishte dhe mbrojtësi i përfaqësueses kosovare, Mërgim Vojvoda, i cili është izoluar tashmë. Edhe trajneri Marco Giampaolo është pozitiv dhe nuk do të jetë në stol gjatë ditës së nesërme kundër Interit. /abcnews.al