Ishte një fitore e madhe, që ndihmon jo pak në qëndrimin në elitën e futbollit italian.
Parma ka bërë gjithçka mirë në tranfertën e Venezia, teksa i ka mundur këta të fundit me rezultatin e ngushtë 2-1, në stadiumin “Pierluigi Penzo”, në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të Serie A.
Goli i parë i sfidës erdhi nga vendasit, të cilët shënuan me anë të 24-vjeçarit Hans Nicolussi Caviglia, për t’u përmbysur më pas nga rrjetat e Emanuele Vieri dhe francezit Ange-Yoan Bonny, në minutat 17’ e 68’, që mjaftuan për të siguruar triumfin e madhe më përmbysje.
Falë këtij rezultati, Parma ngjitet në vendin e 14-të me 12 pikë, ndërsa Venezia mbetet në vendin e fundit me 8 pikë. /i.m /abcnews.al