Serie A/ Napoli për titull, Lazio “harron” të fitojë (VIDEO)

schedule20:33 - 23 Shtator, 2021

schedule 20:33 - 23 Shtator, 2021

Inter, Juventus apo Milan, kush e fiton kampionatin? Sigurisht që ka ende kohë për të përcaktuar fituesin, por ndërkohë skuadra që mban vendin e parë e vetme dhe me pikë të plota, shoqëruar me një lojë argëtuese është Napoli i Spaletit.

Kundër Sampodorias Milani fitoi me rezultatin e ndushtë 0-1, Interi mori një barazim 2-2, kurse Napoli nuk u kursye aspak duke shënuar plot katër herë në Stadiumin Luigi Ferraris.

Pa dyshim që heroi i ndeshjes ishte qenërsulmuesi Osimhen, autor i një dopiete. Gjithçka nisi shumë herët, që në minutën e 10 me golin e Osimhen. Minutën e 39 dyfishoi rezultatin Fabian Ruiz me një gol tipik të tijin nga jashtë zone. Osimhen shënoi përsëri 5 minuta pasi starton pjesa e dytë dhe pokerin e realizon Zielinski në minutën e 59.

Kështu puna e Spaletit është duke u shpërblyer me rezultate konkre

Ndërkohë Lazio, që bëri një startim pozitiv në ndeshjet e para, që pas humbjes 2-0 me kuqezinjtë barazoi me Cagliarin në Olimpiko, vazhdon të përballet me vështirësi.

Në sfidën me Torinon, pas shumë përpjekjesh vendasit arritën të shënojnë të parët në minutën e 76 me Pjaca. Ekipi torinez duket që ka përvetësuar lojën karakteristike të trajnerit Juric. Krejtësisht e kundërta ndodh me Lazion, tek e cila nuk dallohen shenja të lojës së Sarrit. Lazio arrin të godasë për herë të parë në portë vetëm në minutën e 88. Barazimi vjen minutën e 91 me anë të një penalltie të transformuar në gol nga i zakonshmi Ciro Immobile.

Ndeshja mbyllet me një barazim, por ajo që mbetet në memorien e tifozëve është sigurisht loja e bukur dhe e rrëmbyeshme e Torinos, i cili meritonte më tepër nga kjo sfide./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!