Serie A/ Napoli “gati” për transfertën e Empolit, Lecce e Sassuolo përplasen për “asgjë”

schedule11:08 - 25 Shkurt, 2023

schedule 11:08 - 25 Shkurt, 2023

Ndër kampionatet më të mira të futbollit në mbarë botën është dhe Kampionati italian i futbollit, Serie A, që ditën e sotme starton javën e 24-rt, me transfertën e kryesuesve të Napolit, në Empoli.

Në stadiumin “Carlo Castellani”, vendasit e Empolit do të bëjnë gjithçka për të ndaluar “furinë” e Napolit, me teknikun Spalletti, i cili me shumë mundësi do i besojë “zëvendësusve”, për t’i dhënë disa ditë të vyera pushimi “yjeve” Victor Osimhen dhe Kvicha Kvaratskhelia, 2 lojtarë tepër të rëndësishëm në skemat e teknikut italian.

Në krahun tjetër Lecce do të presë “Via del Mare”, Sassuolon e Nedim Bajramit, në një përballje për “asgjë”. Aktualisht ekipet ndodhen në vendet 13 dhe 15, me Sassuolon që ka grumbulluar vetëm 24 pikë këtë sezon, 3 më pak se kundërshtarët e Leçe, mirëpo këto 2 ekipe përballen për “asgjë”, të paktën deri më tani, duke parë pozitat e kundërshtarëve poshtë tyre, në “zonën e ftohtë” të tabelës. /i.m /abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!