Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Serie A/ Milan fiton në Verona, Reijnders i siguron 3 pikët “Djajve”

schedule22:56 - 20 Dhjetor, 2024

schedule 22:56 - 20 Dhjetor, 2024

Një gol mjaftoi për të siguruar 3 pikë tejet të vlefshme.

“Djajtë” e Milan janë rikthyer te fitorja në elitën e Serie A teksa mbrëmjen e kësaj të premteje ia kanë dalë të triumfojnë 1-0 në transfertën tejet të vështirë të Hellas Verona, në sfidën e vlefshme për javën e 17-të të kampionatit.

Goli i vetëm i sfidës erdhi nga “tulipani” holandez Tijjani Reijnders, i cili dërgoi në rrjetë një pasim perfekt të Fofana, duke siguruar kështu suksesin e parë të dhjetorit në kampionat, për djemtë e teknikut Paulo Fonseca.



Falë këtij rezultati Milan ngjitet në vendin e 7-të të renditjes me 26 pikë, ndërsa Verona mbetet në vendin e 17-të me 15 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!