Serie A me tifozë sërish, presidenti Gravina jep lajmin e madh

schedule08:37 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 08:37 - 27 Dhjetor, 2020

Serie A ka ndalur për momentin dhe do të rikthehet më 3 janar me ndeshjet e radhës. Për shkak të numrit të lartë të infektuarve me Covid-19 në vendin fqinj, stadiumet janë mbyllur dhe nuk lejohen tifozët.

Sigurisht ndeshjet nuk kanë të njëjtën bukuri, por jeta vjen para gjithçkaje në këto momente. Gjithsesi ka sinjale pozitive për rikthimin e tifozëve në stadiume, madje që në muajin janar.

Kështu është shprehur presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, i cili ka dhënë një intervistë për Il Messaggero, që në faqen e parë e veçon me titullin: “Nga janari tifozët në stadiume, e rinisim nga 1000 mijë”. / abcnews.al