Ishte një kundërshtar goxha i fortë, ama duket se kartoni i kuq i dha një ndihmesë goxha të madhe.
“Bardhekaltërit” e Lazio kanë arritur triumfin e 7-të radhazi, në të gjitha kompeticionet, dhe të 5-tin në Serie A, me kryeqytetasit, që mbrëmjen e kësaj të diele kanë mundur me rezultatin e thellë, 3-0 “Kuqeblutë” e Bologna.
Të gjithë golat e sfidës erdhën në pjesën e dytë, me Gigot që zhbllokoi shifrat në minutën e 68’-të e më pas Mattia Zaccagni e Fisayo Dele-Bashiru dërguan shifrat në 3 me 0, teksa siç theksuam edhe më herë dalja me kartonin e kuq të Tommaso Pobega në pjesën e parë për miqtë “Emiljanë” pati një ndikim shumë të madh.
Falë këtij rezultati, Lazio ngjitet në kuotën e 28 pikëve dhe i bashkohet skuadrave të tjera në “vendin e dytë” të tabelës, me Atalanta, Inter e Fiorentina që kanë të njëjtën numër pikësh, ndërsa Bologna mbetet në vendin e 8-të të tabelës me 18 pikë. /i.m /abcnews.al