Disa priteshin, të tjera erdhën si suprizë, por fakt është që menjëherë pas mbylljes së sezonit skuadrat e Serie A po përballen me një kaos të vërtetë në pankina.
Trajnerë që largohen, e vijnë, të tjerë që ende nuk kanë vendosur se çfarë do të bëjnë në të ardhmen. Në këtë “valzer” shumë shpejt dhe me detyrim ka hyrë edhe Igli Tare, në rolin e drejtorit sportiv të Milan.
Dhe duket se shqiptari është shumë pranë fitimit të bastit të tij të parë të madh. Mediat italiane raportojnë të sigurta se nën drejtimin e Tare, klubi kuqezi po mund të gjithë rivalët për të ulur në pankinë Masimiliano Allegri. Duke qëndruar në atë që thonë të përditëshmet përtej Adriatikut, trajneri do të rikthehet në drejtimin e Milan, pas 11 vitesh.
E nëse klubi kuqezi e ka zgjedhur trajnerin, krejt i ndryshëm është diskutimi për klubet e tjerë të mëdhenj të Serie A. Pasi fitoi titullin kampion me Napolin, Antonio Conte mban peng klubin, ndërsa shanset më të mëdha janë që ai të largohet.
Zërat e merkatos flasin për një ofertë nga Arabia Saudite, ashtu si për Simone Inzaghi e Inter. Por ky I fundit do të vendosë vetëm pas finales së Champions që do të luajë kundër Paris SG më 31 maj.
Juventus gjithashtu do të marrë një vendim për Igor Tudor. Kroati u ul në pankinën e “Zonjës së Vjetër” me statusin e të përkohshmit dhe megjithëse arriti objektivin e kualifikimit në Champions, ka pak mundësi që t’I ofrohet një tjetër kontratë.
Në këtë kaos janë edhe skuadrat e tjera. Gianpioero Gasperini është thuajse i larguar nga Atalamta dhe shumë pranë firmës me Romën, ku do të zëvendësojë Claudio Ranierin e pensionuar.
Po ashtu, Lazio po punon për ritkhimin e Maurizio Sarri, ndërsa Firorentina kërkon trajner pas dorëheqjes së papritur të Paladinos.