Serie A/ Gjithçka gati për javën e fundit, Inter e Lazio kërkojnë fitore për një mbyllje “të ëmbël”

schedule09:03 - 3 Qershor, 2023

schedule 09:03 - 3 Qershor, 2023

Përballja e mbrëmjes së djeshme mes Sassuolo e Fiorentina çeli siparin e javës së 38-të e të fundit të këtij edicioni të Kampionatit italian të futbollit, Serie A, edicion ky që solli shumë surpriza, që prej shpalljes kampion të “bluve” të Napoli e deri te mosprezenca e Juventus në sezonin e ardhshëm të UEFA Champion League.

Kështu, ditën e sotme do të zhvillohen dhe 3 përballje të tjera nga java e mbetur, me sfidën e parë që do të jetë ajo e  orës 18:30, në “Stadio Olimpico di Torino”, mes “demave” vendas dhe “zikaltërve” të Inter, ndeshje kjo që do të shërbejë si provë gjenerale 1 javë para finales së madhe të Ligës së Kampionëve.

Ndërkaq, në mbrëmje do të zhvillohen dhe 2 përballje të tjera, ku në “Stadio Giovanni Zini”, vendasit e Cremonese tashëm të rënë në Serie B do të presin skuadrën e Salernitana, ndërsa në arenën “Carlo Castellani”, Empoli vendas do të presë “shqiponjat” kryeqytetase të Lazio. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!