Për të mos mjaftuar eleminimi nga Coppa Italia, i mundën sërish erdhi në kampionat.
“Shqiponjat” e Lazio kanë arritur një fitore të madhe mbrëmjen e kësaj të diele, teksa në stadiumin “Diego Armando Maradona” mundën me rezultatin minimal 1-0, “Blutë” e Napoli, në sfidën e vlefshme për javën e 15-të të Serie A.
Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 79’-të, me “fantazistin” danez, Gustav Isaksen, i cili kapi mjeshtërisht një asistim të Noslin, duke dërguar topin në rrjetën e Meret, për të siguruar kështu triumfin e madh në transfertë.
Falë këtij rezultati, Lazio ngjitet në kuotën e 31 pikëve dhe mbetet në vendin e 5-të, ndërsa Napoli mbetet në vendin e 2-të me 32 pikë. /abcnews.al