Serie A/ Fitorja e radhës në shtëpi, Udinese shënon dy herë për 3 pikë ndaj Cagliari

schedule21:56 - 25 Tetor, 2024

schedule 21:56 - 25 Tetor, 2024

Në arenën e tyre janë vërtetë të pandalshëm.

“Bardhezinjtë” e Udinese kanë arritur një tjetër fitore të madhe në Serie A, teksa këtë herë kanë mundur skuadrën e Cagliari, me rezultatin e pastër 2-0, duke lumturuar jo pak tifozët e “Bluenergy Stadium”, të Friulit.

Një gol në secilën pjesë fillimisht nga Lorenzo Luça në minutën e 38’-të dhe një tjetër në fraksionin e dytë të sfidës nga Kienan Davis në minutën e 78’-të mjaftuan për fitoren e vendasve, të cilët u ndihmuan jo pak edhe nga kartoni i kuq i Makoumbou, i cili la skuadrën e Cagliari me 10 lojtarë që prej minutës së 30’-të të sfidës.

Falë këtij rezultati, Udinese është ngjitur në vendin e katërt të tabelës me 16 pikë, po aq sa Juventus i vendit të tretë, ndërsa Cagliari mbetet në vendin e 15-të me vetëm 9 pikë. /i.m /abcnews.al