Serie A/ Fitojnë Lazio e Roma, Como siguron triumfin e dytë radhazi në elitën italiane

schedule19:56 - 29 Shtator, 2024

schedule 19:56 - 29 Shtator, 2024

Ishin fitore mëse të merituara dhe këtë e vërtetoi fusha e blertë.

Lazio, Roma e Como kanë siguruar triumfet e radhaës në elitën e futbollit italian, Seria A, duke fituar respektivisht ndaj Torino, Venezia e Verona.

Kështu, në “Stadio Olimpico di Torino”, vendasit janë mundur me shifrat 3-2, nga “Bardhekaltërit” e Lazio, me golat e Guendouzi, Dia e Noslin që rezultuan më efektive se rrjetat e Adams dhe Coco, duke i dhuruar djemve të teknikut Marco Baroni fitoren e radhës.

Në “Olimpico” të kryeqytetit, Roma ka siguruar fitoren e radhës në kampionat, nën drejtimin e teknikut Ivan Juric, ku këtë herë përmbysën gjithçka ndaj Venezia. Për këta të fundit goli erdhi nga këmbët e Pohjanpalo, ndërsa Cristante e Pisilli ishin “përgjegjës” për fitoren e vendasve.

Fitore të madhe arriti edhe Como, me skuadrën e udhëhequr nga spanjolli Cesc Fabregas, që triumfuan 2-1, ndaj Verona, ku “heroi” ishte padyshim ish-sulmuesi i Milan, Patric Cutrone, ndërsa për miqtë golin e shënoi Lazovic në minutën e 53’-të. /i.m /abcnews.al