Rifillimi i Seri A, vazhdon të jetë në rrezik. Kjo pasi futbollistët që po rezultojnë pozitivë me Koronavirus, po shtohen. Pasi u konfirmua një futbollist i Torinës dje i prekur, sot ka qenë klubi i Fiorentinës që ka konfirmuar tre të tjerë.
Tre futbollistë të ekipit “Viola”, si dhe tre pjesëtarë të stafit, kanë rezultuar pozitivë pas testeve të sotme. Italia ka qenë një ndër vendet më të goditura nga pandemia Koronavirus dhe futbolli është i ndërprerë prej dy muajsh.
Me të gjitha këto rezultate pozitive të prekurish, rifillimi i Serie A duket një mision i vështirë, por optimizmi mes 20 klubeve të elitës së futbollit në Itali, por dhe të kategorive më të ulëta, është ende prezent./abcnews.al
BREAKING: #Fiorentina confirm SIX new #COVID19 cases, three of them players. pic.twitter.com/uJC0cAZAo3
— footballitalia (@footballitalia) May 7, 2020