Serie A/ Empoli i Ismajlit e pëson në fund, “Të Kaltërit” ndajnë pikët në transfertën e Parma

schedule15:16 - 27 Tetor, 2024

schedule 15:16 - 27 Tetor, 2024

“Flirtuan” me tre pikët, deri afër fundit të lojës, ama aty shkatërruan gjithçka.

“Të Kaltërit” e Empoli janë rikthyer te rezultatet pozitive në elitën e Serie A, ku pas dy humbjeve radhazi ndaj Lazio e Napoli, mesditën e kësaj të diele kanë barazuar me shifrat 1-1, në transfertën e Parma.

Gjithçka nisi me një autogol të Coulibaly, i cili i dha avantazhin skuadrës së Ardjan Ismajlit, me këta të fundit që mbajtën epërsinë deri në minutën e 80’-të, moment kur Charpentier dërgoi topin në rrjetën e kundërshtarëve për të barazuar shifrat, ndërsa Bonny pati mundësinë për të realiziuar përmbysjen e madhe, vetëm 4 minuta me anë të francezit Bonny, mirëpo ky i fundit gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke mbyllur gjithçka në 1-1.

Falë këtij rezultati Empoli ngjitet në vendin e dhjetë me 11 pikë, një më shumë se Roma e një vendi më poshtë ndërsa Parma mbetet në vendin e 15-të me 9 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!