Po kalojnë me të vërtetë një sezon fantastik.
“Blutë” e Empoli kanë arritur një tjetër fitore të madhe në elitën e futbollit italian, teksa mesditën e kësaj të diele mundën me shifrat e thella 4-1, skuadrën e Verona në sfidën e vlefshme për javën e 15-të të Serie A.
Skuadra e kapitenit Ismajli ishte me të vërtetë e pandalshme, ku padyshim më spektakolare ishte “bomberi” italian, Sebastian Esposito i cili me një dopietë siparin e golave në minutën e 19’-të, ndërsa më tej Cacace e Colombo për “Blutë” në minutat 32’ e 42’, si dhe Tengstedt për vendasit e Verona “vulosën” rezultatin e përgjithshëm.
Ndërkaq, në përballje të tjera të ditës në elitën italiane Fiorentina fitoi minimalisht 1-0 ndaj Cagliari, falë golit të Cataldi duke vijuar të qëndrojë në garën për titullin kampion. /i.m /abcnews.al