“Serie A do të humbasë 600 milion euro”, presidenti zbulon faturën e hidhur

schedule20:37 - 13 Nëntor, 2020

schedule 20:37 - 13 Nëntor, 2020

Pandemia Covid-19 ka shkaktuar probleme të mëdha financiare në klubet e futbollit. Drejtuesit po tentojnë të ulin rrogat e lojtarëve për të përballuar sa më mirë këtë krizë, teksa ka dalë edhe shifra që do të humbasë futbolli italian.

Presidenti i Ligës së Serie A, Paolo Dal Pino, në një prononcim për Financial Times, deklaron se 600 milion euro është shifra që do të humbasin klubet italiane të futbollit të Serie A për shkak të koronavirusit.

E quaj sukses të madh që ia dolëm të nisnim sezonin e ri. Sidoqoftë, situata është shumë e rëndë. Nga shkurti deri në dhjetor, Seria A do të humbasë 600 milion euro, nga të cilat 400 milion nga biletat dhe 200 milion nga sponsorët.

Covid-19 mund të jetë një mundësi për të ndryshuar modelin e biznesit të Ligës, edhe pse është e vështirë të modernizosh biznesin në situatën në të cilën ndodhemi, në një kohë kaq të vështirë. Unë kam besim se do e marrim veten, por gjëja kryesore është që të kemi një strategji të qartë“, thekson Dal Pino. /abcnews.al