Serie A/ “Djajtë” bien në Bergamo, Gjimshiti me shokë kalojnë edhe pengesën “Milan”

schedule22:46 - 6 Dhjetor, 2024

schedule 22:46 - 6 Dhjetor, 2024

Nuk njihnin humbje që prej fundit të tetorit, mirëpo duket se gjithçka ndryshoi mbrëmjen e kësaj të enjtje.

“Djajtë” e Milan nuk kanë arritur dot të ruajnë ecurinë e rezultateve pozitive, teksa në “Gewiss Stadium” të Bergamos janë mundur nga vendasit e Atalanta e Berat Gjimshitit, me rezultatin minimal 2-1, në sfidën e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit italian të futbollit Serie A.

Sipari i golave u çel që në minutën e 12’-të me “fantazistin” belg Charles De Ketelaere, i cili dërgoi topin në rrjetën e Maignan, megjithatë kundërpërgjigjja e djemve të Paulo Fonseca erdhi vetëm 10 minuta më vonë falë spanjollit Alvaro Morata, për t’i lënë më pas vendin golit të fitores “zikaltër”, pas rrjetës së nigerianit Ademola Lookman në minutën e 87’-të.

Falë këtij rezultati Atalanta ngjitet në vendin e parë të tabelës së Serie A, me 34 pikë, 2 më më shumë se Napoli ndjekës dhe 3 më shumë se “Zikaltërit” e Inter, ndërsa Milan mbetet në vendin e 7-të tabelës me 22 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!