Serie A/ Ditë barazimesh në “Apenine”, mbyllen në “paqe” dy sfidat e javës së tetë

schedule17:36 - 19 Tetor, 2024

schedule 17:36 - 19 Tetor, 2024

Mund të konsiderohet si një ditë “paqeje”.

Janë mbyllur në barazim dy sfidat e para të javës së tetës, të kampionatit italian të futbollit, Serie A, me skuadrat që siguruan vetëm nga një pikë

Kështu, në “Stadio Giuseppe Sinigaglia”, Como ndau pikët me skuadrën e Parma me djemtë e teknikut Cesc Fabregas, që shpëtuan një pikë në fundin e pjesës së parë, pas golit të talenit argjentinas Nico Paz, ndërsa për miqtë “Emiljanë” goli erdhi nga këmbët e francezit Ange-Yoan Bonny, që në minutën e 20’-të të sfidës.

Në krahun tjetër, Genoa dhe Bologna kanë ndarë pikët në një përballe spektakolare, në arenën “Luigi Ferraris”, me sfidën që u mbyll në shifrat 2-2.

Orsolni e Odgaard shënuan fillimisht për “Emiljanët” në minutat 37’ e 56’, mirëpo një super Andrea Pinamonti realizoi një dopietë në minutat 73’ e 85’, duke siguruar një pikë të artë për “Kuqeblutë” vendas, ndaj një kundërshtari shumë të vështirë.

Sa i përket renditjes, Bologna e Como mbeten në vendet 13 e 14 të tabelës, me nga 9 pikë, ndërsa një vend posht tyre ndodhet Parma me 7 pikë e sa i përket skaudrës së Genoa, këta të fundit ndodhen në vendin e 17-të me 6 pikë. /i.m /abcnews.al