Janë ende të pamposhtur, si shumë pak ekipe në elitën e futbollit evropian.
“Bardhezinjtë” e Juventus vijojnë të mbeten të mposhtur në këtë sezon të Serie A, me djemtë e teknikut Thiago Motta, që mbrëmjen e kësaj të shtune fituan në transfertën e Udinese, me rezultatin e pastër 2-0.
Të golat e sfidës erdhën në pjesën e parë, me “gardianin” e Udinese, Madoyk Okoye që shënoi një autogol në minutën e 19’-të, ndërsa anësori i mbrojtjes Nicolo Savona dyfishoi shifrat për të siguruar një tjetër tre pikësh të artë, në elitën e futbollit në Apenine.
Falë këtij rezultati, Juventus ngjitet në kuotën e 21 pikëve, po aq sa Inter i vendit të dytë dhe vetëm 4 më pak se Napoli kryesues, të cilët ende nuk kanë zhvilluar sfidat e tyre, ndërsa Udinese mbetet në vendin e 7-të me 16 pikë. /i.m /abcnews.al