Janë padyshim mes skuadrave më të mira të momentit.
“Zikaltërit” e Atalanta nuk kanë gabuar as në javën e 13-të të Serie A, teksa mbrëmjen e kësaj të shtune kanë triumfuar me rezultatin e thellë 3-1 nē transfertën e Parma.
Fenomenal ishin Retegui e Lookman, me nga një gol në minutat 4′ e 75′, si dhe Ederson i cili tundi rrjetën e kundërshtarëve në të 39′-n minutë, ndërsa për vendasit goli i nderit erdhi “fantazisti” italian, Matteo Cancellieri në fillimin e pjesës së dytë.
Falë këtij rezultati, Atalanta ngjitet në kuotën e 28 pikëve, po aq sa “Zikaltërit” e Inter teksa tashmë pozicionohen në vendin e parë, ndërsa Parma mbetet në vendin e 13-të me 12 pikë. /i.m /abcnews.al