“Serie A anulohet nëse nuk ndiqet modeli gjerman, amatorët të presin vaksinën!”

schedule08:20 - 13 Maj, 2020

schedule 08:20 - 13 Maj, 2020

Guissepe ‘Pino’ Capua, një ndër profesorët më të respektuar në Itali, punon prej shumë vitesh pranë FIGC, si president i departamentit Anti-Doping. Sot, ai ka folur në lidhje me rifillimin e Serie A, duke thënë që nëse nuk ndiqet modeli gjerman, futbolli është në rrezik.

“Nëse nuk gjejmë një zgjidhje, Serie A nuk do të rifillojë! Modeli gjerman është i aplikueshëm, le ta ndjekim dhe ne në Itali. Kemi një model që punon, Gjermani na e dha shembullin. Objektivi i të gjithëve është të rifillojë futbolli dhe fatet e sezonit të vendosen në fushën e blertë.

Jam i bindur se nëse ekzistojnë të gjitha medikamentet për të siguruar shëndetin e futbollistëve, futbolli do të rifillojë dhe nuk do të ketë rreziqe të mëdha. Ndërsa për futbollin amator, është më mirë të mos rifillojë deri sa të dalë një vaksinë, pasi kështu është më pak i rrezikshëm”, u shpreh Pino Capua për SportMediaset../abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!