Serie A 2021/2022: Duele “zjarri” në javën e tretë, derbi i Milanos në nëntor

schedule19:58 - 14 Korrik, 2021

schedule 19:58 - 14 Korrik, 2021

Sezoni i ri i Serie A fillon më 22 gusht dhe mbaron në 22 majin e vitit të ardhshëm. Sot është hedhur shorti dhe është përcaktuar kalendari, i cili ndryshe nga më parë, do të jetë asimetrik në fazën e dytë.

Vetëm një kriter duhet zbatuar: ndeshja e kthimit mes dy skuadrave mund të luhet jo më herët se tetë javë pasi është luajtur sfida e parë.

Kampionët e Interit e fillojnë sezonin 2021/2022 në shtëpi kundër Genoas, teksa Juventusi (Udinese) dhe Milani (Sampdoria) i luajnë takimet e para jashtë fushe.

Roma-Fiorentina është dueli më interesant i javës së parë, me Jose Mourinho që do bëjë të pamundurën për ta rinisur me tre pikë aventurën e dytë në Serie A.

Duelet e forta fillojnë në javën e tretë, aty ku do të shijojmë sfidat Milan-Lazio dhe Napoli-Juventus. Një javë më pas vjen supersfida Milan-Juventus. Në javën e shtatë do të zhvillohet Lazio-Roma, derbi i zjarrtë i kryeqytetit.

Po derbi i Milanos? Duhet të presim javën e 12-të për të përjetuar takimin Milan-Inter. Kampionët e Italisë, të cilët do të tentojnë mbrojtjen e titullit me Simone Inzaghin në stol, luajnë tre javë më parë derbin e Italisë kundër Juventusit, në “San Siro”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!