Sergio Mattarella rizgjidhet president i Italisë

schedule20:27 - 29 Janar, 2022

schedule 20:27 - 29 Janar, 2022

Sergio Mattarella është rizgjedhur si president i Italisë pasi mori më shumë se 505 vota në favor të tij, duke kaluar kështu edhe numrin që nevojitej për kuorum. Betimi është caktuar për në 3 shkurt.

Tejkalimi i 505 votave për kuorum u përshëndet me një duartrokitje, sipas raportimit të mediave në vend.

“Kisha planet të tjera, por e respektoj Parlamentin”, tha presidenti duke konfirmuar “po-në” e tij pas marrëveshjes së arritur me mazhorancën për rikandidim.

80-vjeçari doli si zgjedhja më e njohur pas gjashtë ditësh votimesh të tensionuara pasi partitë ranë dakord në votimin e tetë. Mattarella kishte shprehur dëshirën për të lënë detyrën, por kryeministri Mario Draghi arriti që ta bindte që të qëndronte për “stabilitetin” e Italisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!