Sergej Milinkoviç-Saviç fut serbët në “siklete”, vihet në dyshim pjesëmarrja ndaj Zvicrës

schedule14:02 - 29 Nëntor, 2022

schedule 14:02 - 29 Nëntor, 2022

Problemet nuk kanë të ndalur, për kampin serb këtë kampionat Botëror, ku pas humbjes së ndeshjes së parë 2-0 me Brazilin dhe barazimit ditën e djeshme 3-3 me Kamerunin, tashmë kombëtarja ballkanase duhet të mendohet dy herë për formacionin, në ndeshjen e rradhës kundra Zvicrës.

Sic raporton Novosti, lideri i mesfushës serbe, Sergej Milinkoviç-Saviç, ka pësuar një goditje të rëndë, në ndeshjen kundër Brazilit, por edhe pse ja doli të luante në ndeshjen e djeshme kundër afrikanave, tashmë prezenca e tij në përballjen me “helvetikët” është në dyshim, pasi siç dëshmohet dhe nga fotot, që kanë qarkulluar në ëeb ditën e sotme, kyçi i këmbës së tij është ende i fryrë dhe i mavijosur. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!