Serbia zbulon rastin e parë të mutacionit të Covid

schedule17:46 - 24 Janar, 2021

schedule 17:46 - 24 Janar, 2021

Rasti i parë i një varianti të ri të koronavirusit është zbuluar në Serbi, tek një grua e cila mbërriti nga Londra.

Ndërsa raportohet se kontaktet e saj ishin të izoluara.

Ndërkohë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk ka njoftuar për ndonjë bllokim të ri, shkruajnë mediat e huaja.

“Varianti i ri u zbulua në kohë dhe nuk do të ketë bllokim.  Është e  rëndësishme të vazhdohet me vaksinimin. Disa variante të reja të virusit janë zbuluar në të gjithë botën, duke përfshirë një variant shumë ngjitës dhe potencialisht më vdekjeprurës, të identifikuar fillimisht në Anglinë juglindore dhe tani i përhapur në Britani”, mësohet se ka thënë Vuçiç.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!