Ushtria e Serbisë vijon të rrisë kapacitetin e saj luftarak. Së fundi ka vendosur të blejë avionë luftarakë pa pilotë. Këtë lajm e ka bërë të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, para nisjes për një vizitë zyrtare në Kinë. “Mund të lavdërohem se për herë të parë nga Kina do të blihen avionë luftarakë të armatosur dhe pa pilot për ushtrinë tonë”, është shprehur ai. Ndërkohë, më herët gjatë këtij viti, Serbia mori nga Rusia avionë “Mig-29”. Ky përforcim I ushtrisë serbe është parë me shqetësim nga vendet e rajonit dhe NATO. /abcnews.al
Serbia vijon me armatosjen, blen avione luftarakë pa pilotë nga Kina
schedule11:44 - 16 Shtator, 2018
schedule 11:44 - 16 Shtator, 2018