Serbia pritet të hapë tre kapituj të tjerë në negociatat për integrimin në BE

schedule22:55 - 24 Shtator, 2018

schedule 22:55 - 24 Shtator, 2018

Mediat serbe raportojnë se Serbia do të hapë dhe tre kapituj të tjerë në negociatat për integimin në Bashkimin Europian brenda këtij viti. Presidenca austriake e rradhës e BE-së rendit si një nga prioritetet pikërisht Ballkanin Perëndimor.

Sipas të përditshmes serbe Vecerne Novojsti, brenda këtij viti Serbia pritet të hapë tre kapituj të rinj në negociatat për integrimin në Bashkimin Europian, presidencën e rradhës së të cilit e ka Austria. Kjo e fundit i ka dhënë prioritet Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit austriakë në Be janë shprehur për mediat serbe se do të përpiqen të bëjnë gjithcka që vendi të bëjë një hap domethënës para, në integrimin europian. Hera e fundit që Serbia hapi dy kapituj të rinj negociatash ishte në qershor në Luksemburg duke plotësuar 14 nga 35 kapitujt, dy nga të cilët janë mbyllur.

E përditshmja serbe shkruan se Serbia që në atë kohë ishte gati për të hapur tre kapituj të rinj por për arsye politike disa nga shtetet anëtare nuk e lejuan vendin ti afrohej më shpejt Bashkimit Europian. Tre kapitujt e rinj janë: shërbimet financiare, politikat ekonomike dhe monetare si dhe statistikat Një zyrtar i lartë i këshillit europian u shpreh për të përditshmen serbe se po procedohet ngadalë, edhe pse diskutime të rregullta për Serbinë në takimet e grupeve të punës për zgjerimin e Bashkimit europian. Ai theksoi se ka ende disa vende anëtare që mendojnë se nuk duhet nxituar në ktë cështje. Ai shtoi se hapja e kapitujve nuk duhet pritur në tetor por në fund të këtij viti, kur ëshët dhe afati i vërtetë.

Serbia ndërkohë po përgatitet dhe në kapitullin për konsumatorët dhe mbrojtjen e shëndetit. Përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së janë ende duke vendosur nëse Serbia i ka përmbushur kriteret për të hapur edhe këtë kapitull të fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!