Serbia planifikon të armatoset rëndë, blen dronët e fuqishëm në Turqi

schedule22:24 - 5 Tetor, 2020

schedule 22:24 - 5 Tetor, 2020

Serbia do të blejë dronë luftarakë në Turqi. Mediat serbe raportojnë se një delegacion i shtetit serb ka udhëtuar sot drejt Anakarasë, ku do të lidhë një marrëveshje për blerjen e disa dronëve luftarakë të njohur me emrin “Bajraktar”.

“Publiku ynë është shumë i interesuar për këtë lloj arme, e cila duhet të mbrojë qiellin mbi Serbinë, por gjithashtu ta bëjë vendin tonë forcën më të fortë ushtarake në këtë pjesë të Evropës”, shkuajnë mediat serbe.

Dronët ” Bajraktar ” janë një produkt i korporatës turke Kale-Bajkar, avioni prodhohet dhe shitet në dy versione si një avion luftimi dhe zbulimi me ose pa armë.

Gjatësia e dronit është 6.5 metra, hapësira e krahëve është 12 metra, shpejtësia maksimale është rreth 220 kilometra në orë dhe fluturon në një rreze prej rreth 300 kilometra.

Dronët turqë janë përdorur në konfliktet në Siri, veçanërisht gjatë operacioneve kundër kurdëve sirianë në veri të Sirisë, por edhe kundër forcave kurde në Irak.

Sipas raporteve të agjencisë, dronët “Bajraktar” përdoren nga ushtria azere në konfliktet në Nagorno-Karabak, ku, sipas raporteve nga fusha e betejës, ata shkaktuan dëme të jashtëzakonshme dhe i shkaktuan humbje të mëdha ushtrisë armene, veçanërisht njësive të blinduara dhe caqeve të tjera. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!