“Serbia para ultimatumit për njohjen e Kosovës”, Vuçiç: Do të pyesim popullin

10:07 | 24/02/202010:070

Serbia pritet të përballet këtë vit me një ultimatum për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për mediat serbe pohoi se këtë vit Serbia do të përballet me një ultimatum për çështjen e Kosovës. “E sigurt është se këtë vit para vetes do të kemi një ultimatum. Do të na japin garanci për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nëse e njohim Kosovën”, deklaroi Vuçiç. Ai theksoi se tani e di se kush do të jetë  ndërmjetësues i BE në dialogun me Kosovën, por ende nuk mund ta thotë emrin e tij.

“Do të na propozojnë një zgjidhje, Plani i Ahtisarit plus. Do të na ofrojnë edhe një status të posaçëm për serbët e Kosovës në disa fusha. E pastaj, çfarë do të bëjmë ne?”, pyeti Vuçiç ndërsa theksoi: “Do ta pyesim popullin në referendum se çfarë mendon”.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono