“Serbia pa Kosovën, si trupi pa shpirt”, babai i Djokovic shokon me deklaratat e tij

schedule10:35 - 7 Mars, 2021

schedule 10:35 - 7 Mars, 2021

Pavarësia e Kosovës dhe ndarja nga Serbia është ende një plagë e hapur dhe e dhimbshme për një pjesë të serbëve, mes tyre edhe njerëz me influencë dhe me ndikim në shoqëri, siç mund të jetë babai i një prej tenistëve më të mirë në histori, Novak Djokovic.

Srdjan Djokovic në një intervistë për Sputnik Sport, ku ishte i ftuar për të folur rreth karrierës dhe fillimeve të djalit të tij, ka prekur edhe çështjen e Kosovës dhe Metohijes, një tjetër krahinë, të cilën serbët e pretendojnë.

Deklarata e tij është shokuese, duke marrë parasysh se Kosova tashmë është shtet më vete me të drejta të plota dhe qeverisë serbe po i ushtrohet presion i madh ndërkombëtar për njohjen e saj. Srdjan shprehet se Kosova duhet të jetë me patjetër e Serbisë dhe se ata pa dardanët, janë si trupi pa shpirt.

“Është koha që populli serb të bashkohetdhe të përqëndrohet në interesin kombëtar dhe jo me atë personal. Nëse nuk ndodh, kjo rrezikon të shkatërrojë serbët.

A duhet ta marrin Kosovën dhe Metohijen nga ne? Na e morën Kosovën, na urdhëruan… Por nuk do të munden. Si mund të na e marrin? Çfarë jemi ne pa Kosovën? Jemi si trup pa shpirt”, u shpreh Srdjan Djokovic. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!