Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Serbia, një kampion bote në stol/ Rivalët e Shqipërisë ulin në stol “djalin e shtëpisë”, Paunoviç

schedule12:47 - 31 Tetor, 2025

schedule 12:47 - 31 Tetor, 2025

Kanë kaluar 20 vjet që nga ai kulm. Serbia mban mend me të drejtë një sukses të madh të futbollit të saj, kur ekipin përfaqësues U20 fitoi Kampionatin Botëror në 2015.

Në stolin e atij ekipi, që mposhti Brazilin legjendar në finale, ishte trajneri Zheljko Paunoviç, I cili ka arritur marrëveshje me Federatën Serbe të Futbollit për të drejtuar kombëtaren A.

Paunoviç nuk është se arriti suksese të jashtëzakonshme që nga ajo kohë, por gjithsesi fakti që është trajneri kampion i botës flet vetë.

Disa nga yjet e sotëm të Serbisë kanë qenë lojtarë të tij në turneun e mbajtur në Zelandën e Re, si portierët Rajkoviç e Milinkoviç Saviç, mesfushori Sergej Milinkoviç-Saviç, mesfushori Maksimoviç, mbrojtësi Veljkoviç apo lojtari I krahut, Zhivkoviç.

Natyrisht, Paunoviç do të ketë një detyrë tepër të vështirë.

Serbia ndodhet në vendin e tretë në grupin eliminator të Kupës së Botës ku bën pjesë edhe Shqipëria, duke pasur 10 pikë në 6 ndeshje, ndaj 11 të kuqezinjve në po kaq përballje.

Ndeshja e parë e tij në stolin e ekipit përfaqësues do të jetë në 13 nëntor në “Uembli” të Londrës ndaj Anglisë, duel të cilin ndoshta do të duhet ta fitojë për të pasur shpresë për të shkuar në plej of, ndërsa në Beograd skuadra e drejtuar nga Dragan Stojkoviç u mund 5-0./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!